Kos: Pushteti i ri në Serbi duhet të rikthejë besimin e BE-së

4 Nëntor 2026 | 13:59

Fituesit e zgjedhjeve në Serbi duhet të punojnë për të rikthyer besimin e institucioneve evropiane, në mënyrë që vendi të dalë nga ngecja shumëvjeçare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, thotë komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, rikthimi i besimit dhe zbatimi i reformave do të mundësonin edhe zhbllokimin e fondeve që Komisioni Evropian i ka pezulluar, për shkak të regresit të Serbisë në fusha kyç.

“Gjëja e parë, dhe për mua shumë e rëndësishme, është ndërtimi i besimit. E di që ky është një term psikologjik, por ka rëndësi të madhe kur flasim për mbështetjen që shtetet anëtare do t’i japin procesit të anëtarësimit dhe për shpejtësinë me të cilën mund të përparojmë”, thotë Kos.

“Është e nevojshme që Serbia të ndërtojë besim ndaj shteteve anëtare dhe Bashkimit Evropian në përgjithësi, por edhe ne të ndërtojmë besim ndaj qytetarëve të Serbisë. Këtë detyrë e marr shumë seriozisht dhe personalisht. Nëse hapat e parë përfshijnë zbatimin e reformave të nevojshme në sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit dhe të mediave, si dhe luftën kundër korrupsionit, kjo do të krijonte mundësi për zhbllokimin e fondeve që kemi pezulluar”, shton ajo.

Sipas Kosit, këto reforma do të ndihmonin edhe në sigurimin e mbështetjes së shteteve anëtare të BE-së për vazhdimin e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kos prezanton Raportin e Progresit: Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, ka prezantuar sot në Parlamentin Evropian raportin vjetor të progresit për Shqipërinë dhe vendet e tjera që aspirojnë...
13:20 | 04/11/2026

Macron uron presidenten Shiroka-Pula: Kosova të rifillojë përparimin në fushat që i kontribuojnë perspektivës evropiane

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula me rastin e zgjedhjes së saj në këtë pozitë. Macroni në letrën e...
13:06 | 04/11/2026

OVL-UÇK paralajmëron aktivitet simbolik në 6-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

Organizatat e dala nga lufta kanë paralajmëruar aktivitet për të enjten në 6-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nënkryetari i OVL-UÇK-së...
12:41 | 04/11/2026