E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi “arrestin në shtëpi” për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

Hyseni kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO), e cila kishte caktuar më herët ndaj saj masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Pas shqyrtimit të ankimit, Apeli ka vendosur të mos ndryshojë masën e caktuar.

Ish-drejtoresha e SHISH-it akuzohet se ka ndihmuar biznesmenin Ergys Agasi gjatë periudhës kur ky i fundit ishte në arrati.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.