Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për ish-kreun e SHISH, Vlora Hysenin, e cila do të vijojë të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, u vetëdorëzua në policinë kufitare në Morinë, me 22 shtator. Prokuroria e Posaçme (SPAK) lëshoi për Hysenin urdhër arresti e akuzuar për “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit” në kuadër të hetimeve për AKSHI-n.
Vlora Hyseni dyshohet se ka ndihmuar nga arratia me informacionet sekrete shtetërore biznesmenin Ergys Agasi. Ky i fundit u arrestua më 26 gusht i dyshuar si kreu një grupi të strukturuar kriminal në aferën e AKSHI-t.














