Vendosni fjalën kyçe....

Rekordi/ Demokratja zgjidhet Kongresmene 23 herë herë radhazi


Përfaqësuesja demokrate Marcy Kaptur fitoi të martën një tjetër mandat në Kongres, në distriktin e 9-të të Ohajos, ku gara ishte mjaft konkurruese. Ajo mposhti republikanin Derek Merrin në një përballje të përsëritur, rezultati i së cilës mund të ndikojë në kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.

80-vjeçarja siguroi mandatin e saj të 23-të në Kongres, pavarësisht se garoi në një distrikt, kufijtë e të cilit ishin rishikuar në favor të republikanëve. Kaptur dhe Merrin ishin përballur edhe në vitin 2024, kur kandidatja demokrate në detyrë fitoi me më pak se 2.400 vota diferencë.

E zgjedhur për herë të parë në vitin 1982, Kaptur është gruaja që ka shërbyer më gjatë në historinë e Kongresit amerikan. Kaptur dhe Merrin ishin përballur edhe në vitin 2024, kur kandidatja demokrate në detyrë fitoi me më pak se 2.400 vota diferencë. E zgjedhur për herë të parë në vitin 1982, Kaptur është gruaja që ka shërbyer më gjatë në historinë e Kongresit amerikan, shkruan Fox.