Gjykata rrëzon kërkesën, Vlora Hyseni mbetet në “arrest shtëpie”
Gjykata ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, duke lënë në fuqi masën “arrest në shtëpi”.
Kërkesa për lehtësimin e masës së sigurisë nuk është pranuar nga gjykata, çka do të thotë se Hyseni do të vijojë të qëndrojë në banesë, në zbatim të vendimit të mëparshëm.
Me këtë vendim, gjykata ka rrëzuar për momentin mundësinë e ndryshimit të kufizimit të vendosur ndaj ish-kreut të SHISH, ndërsa masa aktuale e sigurisë mbetet e pandryshuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



