Ndihmoi me informacione sekrete Ergys Agasin, Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, ish drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), e cila akuzohet se ka ndihmuar Ergys Agasin teksa ndodhej në arrati.

Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë nuk është pranuar nga gjykata dhe Hyseni do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpie.

Të lidhura

None found

Ndaj Vlora Hysenit, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, me kërkesë të SPAK, vendosi dy masa sigurie “arrest shtëpie” dhe “pezullim nga ushtrimi i funksioneve publike”. Ajo dyshohet se ka ndihmuar Ergys Agasin me informacione shtetërore teksa ndodhej në arrati.

Sipas Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Vlora Hyseni dyshohet se ka kryer dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të akteve sekrete, lidhur me aferën e AKSHI, ku Ergys Agasi dyshohet se kishte krijuar një grup kriminal që vepronte brenda këtij institucioni. Sipas prokurorëve, janë zbuluar komunikimeve mes saj dhe Agasit edhe gjatë kohës që ishte në arrati.

Në kuadër të të njëjtin aksion të SPAK, u arrestua edhe Embro Sulejmani, punonjës i Agroturizëm “Kodra e Kuajve”, që ndihmonte Agasin në arrati, si dhe Fatjon Kalluçi, Përgjegjës Sektori në Institutin të Policisë Shkencore, që dyshohet se nxjerrje te dokumenteve sekrete. SPAK urdhëroi gjithashtu dhe kontrollin e banesës dhe atë personal për ish Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Kalluçi u la një ditë më parë në qeli ndërsa Sulejmani u caktua në masën detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendit.


Quantcast