Komisioni Europian kërkon një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore përpara zgjedhjeve vendore të vitit 2027, duke e cilësuar atë urgjentisht të nevojshme.

“Kuadri ligjor dhe institucional për zgjedhjet është përgjithësisht i përshtatshëm. Megjithatë, disa rekomandime të kahershme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) dhe Komisionit të Venecias mbeten të paadresuara. Një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore është urgjentisht e nevojshme, veçanërisht përpara zgjedhjeve vendore të vitit 2027”, thuhet në progres raport.


Lajmi kryesor:

Integrimi/ Progresraporti për Shqipërinë: SPAK rezultate pozitive, por sfidë korrupsioni! Ballukut s’iu hoq imuniteti, shqetësim për balancën mes pushteteve! Duhet dialog konstruktiv për protestat (VIDEO)