Gjatë diskutimeve për situatën në Shqipëri, Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, foli për protestat ne Shqipëri, ndërsa u ndal tek dhunën ndaj protestuesve dhe gazetarëve.
Teksa iu drejtua Marta Kos, ajo tha se Bashkimi Evropian duhet të mbajë një qëndrim më të fortë për këto çështje.
Të lidhura
None found
Strik u shpreh se protestat e zhvilluara në vend, kanë përcjellë një mesazh të qartë për institucionet evropiane: qytetarët shqiptarë kërkojnë që BE-ja të jetë më e vendosur në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore.
“Protestat e kanë bërë të qartë se populli shqiptar kërkon që ju të jeni të ashpër, të fortë në këto çështje. Dhuna ndaj protestuesve dhe ndaj gazetarëve, mendoj se nuk ka dallim, mes atyre që protestojnë në mënyrë paqësore dhe atyre që përdorin dhunën. Duhet të vlerësoni në mënyrë kritike këto raste”, deklaroi eurodeputetja.
Gjithashtu, ajo u ndal te dhuna ndaj protestuesve dhe gazetarëve, duke kërkuar që këto raste të shqyrtohen në mënyrë kritike dhe pa bërë dallime mes personave që marrin pjesë në protesta paqësore dhe atyre që përdorin dhunën. Strik theksoi rëndësinë e vlerësimit të rasteve të raportuara, duke nënvizuar se respektimi i të drejtës për protestë dhe liria e medias janë çështje që kërkojnë vëmendje të veçantë nga institucionet evropiane.







