Apeli i GJKKO-së lë në fuqi “arrestin në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.
Gjykata ka konfirmuar vendimin e GJKKO-së së Shkallës së Parë, e cila kishte pranuar kërkesën e SPAK-ut për caktimin ndaj Hysenit të masave të sigurisë “arrest në shtëpi” dhe “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.
Ish-kreu i SHISH-it dyshohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Sipas dyshimeve të hetimit, Hyseni i ka vënë në dispozicion materiale sekrete shtetërore Ergys Agasit, i arrestuar në kuadër të hetimeve për çështjen e AKSHI-t.
“1. Miratimin e Vendimit nr. 67, datë 21.09.2026 te Gjykates së Posaçme te Shkalles së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sa i takon disponimeve kundrejt Znj. V.H.
2. Miratimin e Vendimit nr. 69, datě 24.09.2026 te Gjykates sě Posaçme të Shkalles së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
3. Në bazë dhe për zbatim të nenit 103 te Kodit të Procedurës Penale, ndalohet publikimi i këtij vendimi deri ně mbylljen e hetimeve paraprake.
4. Kundër këtij vendimi mund te bëhet rekurs në Gjykatën e Larte brenda 45 ditäve, duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit te vendimit te arsyetuar”, thuhet në vendimin e gjykatës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



