Deputetja demokrate, njëherazi edhe kryetarja e Komisionit për Të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si po trajtohet çështja e Erion Veliajt dhe ka kërkuar transparencë të plotë mbi atë që ka ndodhur. Ajo I ndali akuzat te ministri I drejtësisë Toni Gogu, duke thënë se po përdor shtetin e së drejtës si mjet presioni. ‘Të shkojë ministri I drejtësisë dhe të kërcënojë dhe ne mos të kemi informacion për mua është një kambanë e madhe alarmi. Dhe kolegë ne kemi nisur vizita nëpë rburgje, kemi parë kushtet, kemi ngritur shqetësime por është momenti të marrim informacion dhe të jemi transparentë për atë që ka ndodhur. Kur kjo I ndodh erion veliajt, cfarë I bëni ju kundërshtarit? Cfarë I ndodh qytetarit të thjeshtë?’