Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë që u regjistruan mesditën e kësaj të mërkure në Sopot të Bulqizës.
Viktima është Elson Lala, 29 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Autor i dyshuar është Bledian Firi, 44 vjeç, nga Tirana.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë kohës që të dy këta persona ndodheshin për gjueti në malin mbi fshatin Sopot të Një Zerqan të Bulqizës.
Policia njoftoi se:
“Rreth orës 13:40, në pyllin e fshatit Fushë-Sopot, Bulqizë, shtetasi B. F., 44 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se gjatë gjuetisë, duke qëlluar me armë gjahu në drejtim të një kafshe të egër, ka qëlluar nga pakujdesia shtetasin E. L., 29 vjeç, banues në fshatin Strikçan, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Shtetasi B. F. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, ndërsa arma e gjahut, e dyshuar si e përdorur në ngjarje, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.












