Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një pallat në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se si pasojë e shpërthimit janë shembur muret e një apartamenti, si dhe shkallët e ndërtesës.
Menjëherë pas ngjarjes është nisur evakuimi i banorëve, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë për nxjerrjen e tyre nga pallati përmes shkallëve të ndërtesës.
Paraprakisht dyshohet se ka persona të plagosur, por deri më tani nuk ka një informacion zyrtar mbi numrin e tyre apo gjendjen shëndetësore.
Ndërkohë, operacionet e emergjencës vijojnë në vendngjarje, ndërsa pritet të zbardhen shkaqet e shpërthimit dhe bilanci i plotë i dëmeve të shkaktuara.