Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, duke prezantuar sot raportin e progresit të Komisionit Evropian për vendet kandidate para Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, tha se Maqedonia e Veriut ka treguar përkushtim ndaj reformave të BE-së brenda kuadrit të agjendës së reformave, por se tani duhet të tregojë të njëjtën vendosmëri në avancimin në rrugën evropiane.

"Kushtet janë të qarta: Maqedonia e Veriut duhet të përmbushë detyrimin për të zbatuar ndryshimet kushtetuese, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të BE-së të 18 korrikut 2022.


Komisioni Evropian do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së. Qëllimi ynë mbetet të hapim grupin e parë sapo të përmbushen kushtet. Tani i takon Maqedonisë së Veriut ta bëjë këtë", tha Komisionerja Evropiane në një konferencë për shtyp sot.

Ndërkohë, shtoi ajo, është vënë re përparim në punën teknike mbi standardet për hapjen e Klasterit 1./Telegrafi/