Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit të progresraportit të Komisionit Europian për Shqipërinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi ka deklaruar se Komisioni Europian ka skanuar keqqeverisjen e kryeministrit Edi Rama.
Për Bardhin, ky raport është raporti më i zi në të gjitha vitet e vlerësimit, teksa ka renditur edhe problematikat e pasqyruara sipas tij në të.
Bardhi theksoi se të gjitha problematikat e renditura në raport janë arsye për të cilat sipas tij, studentët, të rinjtë dhe qytetarët shqiptarë, protestojnë prej ditësh e muajsh tashmë.
Këto problematika nuk i zgjidh dot sipas Bardhit as kryeministri Rama, për të cilin thotë që është shkaktari i tyre.
Bardhi nënvizon se Shqipëria ka nevojë për largimin e Edi Ramën, për një qeveri kujdestare që përgatit vendin për zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe për plotësimin e kushteve të anëtarësimit në BE.
Reagimi i Bardhit:
Raporti i Komisionit Europian 2026 për Shqipërinë, në mënyrë të përmbledhur:
1. Evidenton mosfunksionimin demokratik të Parlamentit dhe cenimin e të drejtave kushtetuese të opozitës.
2. Evidenton se korrupsioni vazhdon të jetë një sfidë reale për Shqipërinë.
3. Evidenton shkeljen e parimit të barazisë përpara ligjit në çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
4. Evidenton moszbatimin nga shumica parlamentare të disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
5. Evidenton nevojën për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, që është urgjentisht e nevojshme, veçanërisht në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027.
6. Evidenton se reforma territoriale dhe administrative në zhvillim, e shoqëruar me një tendencë drejt ricentralizimit, ka krijuar pasiguri për njësitë e vetëqeverisjes vendore.
7. Evidenton kapjen e shtetit nga partia në pushtet, përmes politizimit të të gjitha emërimeve në institucioneve e pavarura kushtetuese dhe ligjore.
8. Evidenton se Avokati i Popullit u zgjodh vetëm me votat e shumicës qeverisëse, duke thyer traditën e konsoliduar të konsensusit ndërpartiak.
9. Evidenton që Qeveria ka ndërmarrë nisma ligjore që nuk përputhen me acquis-in e BE-së dhe standardet europiane, përfshirë miratimin e një ndryshimi në ligjin për portet turistike.
10. Evidenton nevojën për forcimin e integritetit dhe llogaridhënies së Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Të gjitha këto janë arsye për të cilat studentët, të rinjtë, qytetarët shqiptarë, protestojnë prej ditësh e muajsh tashme. Këto problematika nuk i zgjidh dot Edi Rama, që është shkaku i tyre. Prandaj zëri i të rinjve duhet të dëgjohet. Shqipëria ka nevojë për largimin e Edi Ramën, ka nevojë për një qeveri kujdestare që përgatit vendin për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe për plotësimin e kushteve të anëtarësimit në BE.
-
E ke lexuar deklaraten e komisionit Europian me gjyslyk teneqeje.O zot cfar mashtruesi e manipuluesi diten per diell.
Përgjigju -
Ik o skuthe se ju ja nxite faqen shqiperise punoni vetem per ta nxi vendin
Përgjigju











Komente
Komento