MPB Maqedoni gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në territorin e vendit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 11 shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Prej tyre, tetë drejtonin automjete pa e dhënë provimin e vozitjes.

"Bëhet fjalë për D.S. (22) nga Shkupi, I.L. (47) nga fshati Batincë i Shkupit, D.A. (30) nga fshati Poroj i Tetovës, S.A. (19) nga Gostivari, Xh.R. (31) nga Radovishi, R.E. (21) nga fshati Raklish i Radovishit, A.H. (47) nga Struga dhe A.M. (31) nga fshati Lisiçan i Kërçovës".


"Gjithashtu, në Gostivar është zhvilluar bisedë zyrtare me një 16-vjeçar, i cili drejtonte automjet udhëtarësh pa e fituar paraprakisht të drejtën e drejtimit, në prani të prindit".

"Tre shoferë drejtonin automjete udhëtarësh nën ndikimin e alkoolit, ndërsa paraprakisht kishin qenë të përfshirë edhe në aksidente rrugore. Bëhet fjalë për S.S. (43) nga fshati Biljanoc i Kumanovës, H.J. (39) nga fshati Dramçe i Kërçovës dhe D.C. (31) nga fshati Osiçe i Kriva Pallankës. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të paraqiten kallëzime penale përkatëse".

"MPB u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t'i respektojnë me përpikëri rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, nën ndikimin e alkoolit ose nëse kanë ndalim të shqiptuar për drejtimin e mjetit motorik", thonë nga MPB.