Dy ditë pasi luftën e shpalli të hapur me Kryeministrin Rama, Erion Veliaj zgjodhi t’i çonte të tjera mesazhe kreut të qeverisë. Përmes 10 faqeve me shkrim dore, të cilat thotë se janë përgjigjet që i ka dhënë Gogut menjëherë pas takimit me të në burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës fillimisht kujdeset që mesazhin ta ketë të drejtëpërdrejtë për Ramën.
“Më çoni dhe në Spaç po deshët, nuk përkulem e nuk shantazhohem”, shkruan Veliaj.
Veliaj lë të nënkuptohet se Gogu i ka thënë se Rama nuk po e kallëzon te prokurorët që e duan të fundosur për përfshirjen në protesta dhe se ky është nderi i fundit”
“Ç’a dmth hera e fundit si baba? Kërcënim? - Kjo e prokurorëve që thua “duan të më hanë të gjallë, e më duan të vdekur” është turp për ju që bëni këto muhabete. Nuk jam organizator e financues as i Flamingove, as studentëve - këto janë gjepura si në kohë të Enverit! Unë nuk i bie shtëpisë sime me gurë. PS jo e jo, po flas Tiranën”, vijon Veliaj.
Nga burgu kreut të qeverisë i kujton të shkuarën e përbashkët, ndërsa për luftën e hapur me faj bën edhe disa nga socialistët, por pa i vënë emra, përfshirë ministra.
“Keni një qeveri ku asnjë ministër s’ka bërë një ditë opozitë. Unë isha aty në 21 janar, aty për grevën e urisë, aty në “28 janar” (e di KM sh mirë), e verën 2011 me R e lanë të gjithë vetëm. - Ku ishin këta sot ministra? Ndaj e kanë kollaj ta gënjejnë e helmojnë, me “armiq të brendshëm” se s’kanë as memorie, sillen si palaçot tek “rrobat e mbretit”, shkruhet më tej.
Bashkinë e Tiranës ketë herë thotë nuk do ta delegojë, ndërsa kryetarin e partisë që ende i përket zyrtarisht, sërish e akuzon për braktisje të socialistëve të vërtetë.
“KM premtoi do merrej vetë, po plehrat u bënë mullar, ikën socialistët dhe sollët Dash Sulën e vogël që vinte gjoba. Pse mbaruan njerëzit që sollën fitoret me PS? Riktheva Bashkinë te Socialistët e qytetarët. PS nuk rritet nga skorjet që hedh Saliu, po nga promovimi i të rinjve brenda e jashtë PS”, vijon letra.
Në letrën që e ka ndarë në tre pjesë, saç janë edhe kërkesat që sipas tij i bëri Kryeministri për ministrit të Drejtësisë një përgjigje e ka edhe për kërkesën për t’u distancuar nga avokati i tij.
“Për 20 muaj s’më latë asnjë këshilltar tjetër. Ti vetë vjen pas 2 vjetësh. Me kë të këshillohem unë? Me muret? Para vakisë ishim bashkëpunëtorë, po ngaqë ju ikët a s’ju la udhëheqësi, mbeta veç me Plaron e tani them më mirë 1 i saktë se 1000 servilë kot”, shprehet Veliaj.
Në fund Veliaj tregon nga Gogu i kishte sjellë dy libra si dhuratë, për të cilët e kishte falënderuar, teksa në mesnatë largohej me paterica drejt qelisë
“I urova të mira e të fala, po nuk pranoj afera të paligjshme”, përfundon shkrimi.
Vetë ministri Gogu e ka pranuar takimin me Veliajn natën e 30 tetorit, por mohoi akuzat se i kishte dërguar “mesazhe” në emër të Kryeministrit.
Shënimet e Erion Veliajt
Përgjigjet e mia: TG
1 - Transferim si “nder” + protestat
- E kuptoj që je veç lajmësi, jo autori – s'të vë faj ty, mbetesh miku im, pavarësisht rolit.
- Turp që KM merret vetë me internimet.
- Nëse R. mendon se duke më larguar dhe izoluar nga familja bëhet i madh – he belittles himself – dhe gardianët në burgje e tallin.
- Bëtë goditje të madhe, për të dalë kaq të vegjël, pity.
- Më çoni dhe në Spaç po deshët, nuk përkulem e nuk shantazhohem.
- Çfarë “nderi” duhet t’i njoh KM? Që negocion me prokurorët për sa akuza do kem e sa vite do marr?
- Ç’a dmth hera e fundit si baba? Kërcënim?
- Kjo e prok që thua “duan të më hanë të gjallë, e më duan të vdekur” është turp për ju që bëni këto muhabete
- Nuk jam organizator e financues as i Flamingove, as studentëve - këto janë gjepura si në kohë të Enverit! Ku është katandis shteti, gjeti armikun e brendshëm
- Kur ruaja unë Tiranën nga dhuna 54 javë digjej bashkia s’ju akuzoja ju dhe pse digjej BT me molotovë e s’lëvizi gishtin kush.
- Si mund të rrëzoj rendin kushtetues nga burgu? A jeni në vete apo e thoni të qetësohet KM? I kuptoni fjalët që thoni? Ju paska thënë dhe terrorizëm! HAHA
- Unë nuk i bie shtëpisë sime me gurë. PS jo e jo, po flas Tiranën. Jam marrë me çdo semafor, pllakë në shesh, sinjalistikë etj. më dhemb më shumë se të gjithë ju bashkia.
- Po ju s’keni nga ta dini, keni një qeveri ku asnjë ministër s’ka bërë një ditë opozitë.
- Unë isha aty në 21 janar, aty për grevën e urisë, aty në “28 janar” (e di KM sh mirë), e verën 2011 me R e lanë të gjithë vetëm.
- Ku ishin këta sot ministra? Ndaj e kanë kollaj ta gjënjejnë e helmojnë, me “armiq të brendshëm” se s’kanë as memorie, sillen si palaçot tek “rrobat e mbretit”
- Bëra dy postime politike vetëm - 1 për Hashën dhe UÇK + 1 për Vuçiçin. Nuk flisni me mua 20 muaj e ju kap tartakuti e merreni me birucat. I qëndroj postimeve, ju merruni me birucat.
- Përgjigja për KM është: Nuk i organizoj protestat, po as nuk më intimidon dot me këto sajesa që i përbuz me neveri. Fuckin’ grow up, ku ju del koha të merreni.
- Jo këtu, po në Spaç të më çoni 100 vjet nuk më përkulni dot. Ta harrojë R.
2
- Nuk e delegoj BT. E delegova 18 muaj. Mandatin ma dha GJK dhe populli i majtë e qytetar 160 mijë vota
- 0 shkolla
- 0 pemë të mbjella
- 0 investime të reja
- 0 vendime të rëndësishme
- 0 kredi të lëshuara, madje humbëm dhe Katarin te Bulevardi Ri, dhe BEI te Lana
- Në pak javë që e mora u zhbllokuan 6 shkolla në shtator, +1500 kredi të buta
- Jo se jam më i afti, po se jam zgjedhur, ndaj dhe më i përgjegjshëm
- KM premtoi do merrej vetë, po plehrat u bënë mullar, ikën socialistët dhe sollët Dash Sulën e vogël që vinte gjoba. Pse mbaruan njerëzit që sollën fitoret me PS?
- Riktheva Bashkinë te Socialistët e qytetarët; Etleva 24 karat socialiste e jona, e ndershme e aftë.
- Sadi ish prefekt e deputet socialist, me kontribute si tironc e në PS.
- Sarën që fëmijë e kam pasur në FRESSH - ka dhënë vitet më të mira në PS+BT
- PS nuk rritet nga skorjet që hedh Saliu, po nga promovimi i të rinjve brenda e jashtë PS
- Ndaj hajt ta promovojmë Arbrin, s’është djalë i keq, por delegimin nuk e bëj më
- Fool me once, shame on you, Fool me twice, shame on me
3
Përgjigja për Plaron
- 20 muaj s’më latë asnjë këshilltar tjetër. Ti vetë vjen pas 2 vjetësh. Me kë të këshillohem unë? Me muret?
- A më thua që KM cakton birucat, takimet, vizitat në spital? Ç’a më thua këshillohu?
- A ju shkruajti në chat grupe për Etjenin, mos u merrni?
- Plaro m’u bë shok, mik e avokat. Para vakisë ishim bashkëpunëtorë, po ngaqë ju ikët a s’ju la udhëheqësi, mbeta veç me Plaron e tani them më mirë 1 i saktë se 1000 servilë kot.
- 24:00 e mbyllëm. Më solli dy libra e falenderova, ai u largua me drejtorin, unë u riktheva në qeli me paterica.
- I urova të mira e të fala, po nuk pranoj afera të paligjshme.
Lajm në përditësim…
-
Nuk rritet PS me skorjet e Saliut
Përgjigju -
Ka afer 2 vjet qe Erioni, shoku i Plaro narcizistit hajdut, mban peng bashkine me te madhe sepse e kane kapur ne paligjshmeri. Mbeti duke shitur veten si i bukri shejtan.
Përgjigju -
Veliaj jep llogari për ato që akuzoheshin sepse janë për vjedhje dhe mos u mer me të tjera.
Përgjigju









Komente
Komento