Ambasadori Schuebel vlerëson progresin e Kosovës, kërkon vazhdimin e reformave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të mërkurë ka pritur në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Dirk Schuebel, i cili i ka dorëzuar Raportin për Vendin 2026 të Komisionit Evropian.
Pas takimit, ambasadori Schuebel ka folur në një konferencë për media, ku ka komentuar gjetjet e raportit, progresin e Kosovës në fusha të ndryshme, reformat institucionale dhe procesin e integrimit evropian.
Schuebel ka theksuar se raporti përfshin edhe zhvillimet në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes, duke vlerësuar se periudha e përfshirë në raport karakterizohet nga ndryshime të rëndësishme politike dhe institucionale në Kosovë.
Ai ka theksuar se situata aktuale është më ndryshe, duke nënvizuar rëndësinë e funksionimit të plotë të institucioneve dhe të mandatit të qeverisë.
“Edhe në këtë raport është dedikuar një pjesë për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes. Në të njëjtën kohë, këto kanë meritat e tyre. Raporti përfshin periudhën prej 7 tetorit 2025 deri më 7 tetor 2026. Gjatë kësaj periudhe kemi pasur tri vite dhe një qeveri që ka punuar me kapacitete të plota. Kjo ka sjellë një situatë të caktuar dhe reflektohet edhe në raport”, tha Schuebel.
Ambasadori ka vlerësuar se Kosova tashmë ndodhet në një situatë tjetër institucionale, duke shtuar se ekziston një mundësi më e mirë për të avancuar reformat dhe për të forcuar stabilitetin e institucioneve.
“Sot situata është më ndryshe. Kemi një mandat të plotë të qeverisë dhe kjo është diçka që e mirëpresim. Kjo do të ndihmojë në forcimin e stabilitetit të institucioneve të Kosovës. Është një mundësi për të ecur më shpejt përpara dhe kemi parë një dinamikë në zbatimin e agjendës së reformave. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të avancuar këtë proces”, shtoi.
Duke folur për përmbajtjen e raportit, Schuebel ka përmendur disa prej fushave ku Kosova ka shënuar progres, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar, reformën e administratës publike, statistikat, lëvizjen e lirë të kapitalit dhe miratimin e legjislacionit për luftimin e shpëlarjes së parave.
Ai ka theksuar se lufta kundër korrupsionit mbetet një çështje që kërkon vëmendje dhe adresim të mëtejshëm.
“Raporti tregon progresin e Kosovës në disa fusha, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar, reformat në administratën publike, statistikat, lëvizjen e lirë të kapitalit, si dhe miratimin e ligjit për luftën kundër shpëlarjes së parave. Megjithatë, lufta kundër korrupsionit mbetet një çështje që duhet të adresohet dhe për të cilën duhet të punohet më tutje”, ka deklaruar ambasadori.
Presidentja Pula pranon Raportin e Progresit të Komisionit Evropian: Anëtarësimi në BE mbetet synim i Kosovës
Kurti takon gjeneralin amerikan Osborn, diskutohet për transformimin dhe modernizimin e FSK-së
Dialogu në ngërç, çfarë kartash ka ende BE-ja?
- 18:53 Turqia kundërshton raportin e Komisionit Evropian për Mesdheun Lindor, akuzon Brukselin për standarde të dyfishta
- 18:52 Makina përplas këmbësorin në aksin Levan-Vlorë, i moshuari përfundon në spital! Shoqërohet shoferi
- 18:52 Real Madrid me drejtor të ri? Rafael Nadal gati t’i bashkohet krerëve të klubit spanjoll
- 18:51 Protestat në Francë, Macron premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin
- 18:43 Përplasja me Ramën, Veliaj reagon sërish nga burgu: Më çoni dhe në Spaç po deshët, nuk përkulem e nuk shantazhohem
- 18:38 OBSH: 6 veprime për klimën mund të shpëtojnë 1.6 milion jetë në vit