Operacioni për kërkimin e personit të zhdukur pas shpërthimit të fuqishëm në pallatin pesëkatësh në Elbasan është pezulluar. Vendimi është marrë nga ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes, për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqet struktura e dëmtuar e ndërtesës.
Nga shpërthimi tragjik një person ka humbur jetën, ndërsa një i moshuar rezulton ende i zhdukur. Dëmet e rënda në strukturën e pallatit kanë vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve të kërkim-shpëtimit, ndërsa operacioni mbetet i pezulluar deri në krijimin e kushteve të sigurta për vijimin e tij.
