Syri siguron foton e 82 vjeçares e cila humbi jetën si pasojë e shpërthimit të fuqishëm në një apartament ngjitur me apartamentin e saj sot në Elbasan.
Ajo është Hatixhe Berisha. Ndërkohë ministria e Mbrojtjes vendosi të pezullojë operacionin e kërkimit për 69 vjeçarin Hamit Ibro. Ky i fundit ka qenë në apartamentin ku ndodhi shpërthimi.
Pezullimi i operacionit të kërkimit u bë për shkak të rrezikshmërisë që paraqet ndërtesa.
Nga shpërthimi 3 katet e pallatit 5 katësh janë shembur dhe tashmë pallati është i pabanueshëm. Në këtë pallat jetonin 15 familje.
© SYRI.net