E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Bota

Zelensky paralajmëron fazë të re negociatash! Ukrainë-SHBA-Rusi drejt një takimi trepalësh brenda pak ditësh

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur zhvillimin e një serie takimesh intensive diplomatike dhe përgatitjen për një fazë të re negociatash ndërkombëtare me synim dhënien e fundit konfliktit.

Në një njoftim të shpërndarë në platformën X, udhëheqësi i Kievit zbuloi se pati “një bisedë shumë të detajuar, një orë e gjysmë të gjatë, me Steve Witkoff dhe Jared Kushner”.

Sipas tij, po punohet intensivisht “për një format trepalësh në nivel ekipi midis Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, i cili do të mbahet në më pak se një javë”.

Përveç bisedimeve me emisarët amerikanë, Zelensky vuri në dukje rëndësinë e takimit të zhvilluar në Bruksel.

Reklamë

Aty u mblodhën ekipet ukrainase së bashku me delegacione nga “Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, NATO, Banka Botërore dhe përfaqësues të komunitetit global të biznesit”, me fokus kryesor planin e rindërtimit pas luftës. Bisedimet pritet të vijojnë edhe ditën e nesërme në Bruksel, ku në qendër të vëmendjes do të jenë garancitë e sigurisë për Ukrainën.

“Negociatat duhet të vazhdojnë me shpejtësi të plotë për t’i dhënë fund kësaj lufte sa më shpejt të jetë e mundur. Ukraina është gati të ndërmarrë hapat e nevojshëm; propozimet tona janë të qarta dhe ne ia kemi paraqitur tashmë palës amerikane”, shpjegoi presidenti ukrainas.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.