“Nuk e prisja këtë shkallë të humbjes së republikanëve”, Zekthi analizon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA

4 Nëntor 2026 | 22:21

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, pedagogu Fitim Zekthi komentoi humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, duke u shprehur se nuk e kishte pritur këtë shkallë të fitores së demokratëve dhe të humbjes së partisë së Donald Trump.

Sipas Zekthit, rezultatet në shtete si Kansas, Nebraska dhe Misisipi ishin të papritura, ndërsa humbja e kandidatit Ken Paxton në Teksas e bën edhe më të veçantë rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Ai e cilësoi votën si një ndëshkim ndaj presidentit Trump dhe politikave të tij, duke përmendur ndër arsyet kryesore koston e jetesës, çmimet e ushqimeve dhe karburanteve, si dhe ndikimin e tarifave tregtare në ekonominë amerikane.

“Nuk e prisja këtë lloj shkalle të humbjes së republikanëve, këtë lloj shkalle të fitores së demokratëve. Nuk besoj se kishte mendjen që merret me zgjedhjet në Amerikë, që të parashikonte se shtete si Kansas, Nebraska dhe Misisipi mund të votonin Partinë Demokratike. Është e palogjikshme dhe e pamendueshme në pamje të parë. Ose Teksasi, ku ka humbur kandidati Ken Paxton, edhe guvernatori në detyrë. Misisipi është shteti më republikan i Amerikës. Atje është e pamundur të gjesh demokratë, jo më të votohet për ta. Ka disa rezultate që besoj se nuk mund të parashikoheshin. Pritje për një fitore të demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, në rregull, dhe një betejë për Senatin, por kjo është një votë ndëshkuese ndaj presidentit Trump dhe politikave të tij. Nuk ka pasur kurrë një president që të thotë në një garë: ‘Shkoni votoni në fletët e votimit, se jam unë aty. Po votuat për mua, keni nga 5 mijë dollarë’. Kjo është hera e parë që ndodh. Kjo është një votë për arsye të qeverisjes, për koston e jetesës, çmimet e ushqimeve dhe çmimet e karburantit. Po të shikoni shtetet e veriut të Amerikës, si Michigan, Minnesota, Wisconsin, Ohio dhe Pennsylvania, ato janë prekur dramatikisht nga tarifat me Kanadanë. Këto shtete kanë tregti të dendur me Kanadanë dhe përplasjet me këtë vend kanë krijuar probleme për ekonominë”, tha Zekthi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Papa pret Bob Dylan në Vatikan

Papa Leoni XIV ka pritur këtë të mërkurë në një audiencë private në Pallatin Apostolik të Vatikanit legjendën e muzikës amerikane, Bob Dylan. Takimi vjen...
22:19 | 04/11/2026

Pesë arsyet pse republikanët e Trump pësuan një humbje historike në zgjedhjet amerikane

Nga rritja e çmimeve te lufta me Iranin, nga pakënaqësia ndaj Donald Trump te rikthimi i votuesve hispanikë dhe afroamerikanë te demokratët. BBC analizon pesë...
22:15 | 04/11/2026

“MAGA ndëshkoi themeluesin e saj”, Peka: Republikanët votuan kundër Trump

Eksperti për zhvillimet ndërkombëtare, Avenir Peka i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me rezultate...
22:12 | 04/11/2026