Trump pranon se lufta me Iranin ndikoi në humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, por thotë se do ta bënte sërish

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pranuar se lufta me Iranin ishte një nga faktorët kryesorë që ndikuan në humbjen e Partisë Republikane në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, por ka thënë se do ta ndërmerrte sërish të njëjtin veprim nëse do të ishte e nevojshme.

Në komentet e tij të para para kamerave pas zgjedhjeve, Trump tha se ishte “kryesisht e vërtetë” se lufta me Iranin kishte ndikuar në humbjen e republikanëve.

Më herët, edhe nënpresidenti amerikan, JD Vance, kishte deklaruar se lufta ishte “arsyeja pse humbëm”, duke iu referuar rezultatit zgjedhor.

Ndërkohë, demokratët kanë fituar bindshëm zgjedhjet e mesmandatit, duke marrë kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve nga republikanët.

Megjithatë, rezultatet për dy vende në Senat ende nuk janë përcaktuar. Në Misisipi, gara mes dy partive mbetet jashtëzakonisht e ngushtë, ndërsa në Alaskë numërimi i votave po vazhdon me ritëm të ngadaltë.

Pas humbjes, vëmendja është përqendruar te hapat e ardhshëm të Trumpit dhe mënyrat se si ai mund të pengojë nismat e demokratëve në Kongres.Bottom of Form

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika