Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Një shqiptar ftohet te Suedia

besfort zeneli

Besfort Zeneli është ftuar nga Suedia për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve.

Listën e lojtarëve, selektori Graham Potter e bëri publike të mërkurën.

Ndeshjen e parë të Grupit B4, Suedia e luan më 14 nëntor kundër Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa tri ditë më pas e luan ndeshjen e fundit kundër Polonisë.

Zeneli 23-vjeçar,që luan për Union SG, ka 13 paraqitje me fanellën e Suedisë.

Te Suedia është kthyer Dejan Kulusevski.

Mesfushori 26-vjeçar është kthyer pas një kohe të gjatë. Ai mungoi për kohë të gjatë pas lëndimit të rëndë në gju, në maj të vitit 2025.

Edhe Besfort Zeneli ftohet nga Suedia Futboll Besfort Zeneli ftohet nga Suedia

Suedia është e para me dhjetë pikë nga katër ndeshje.

Dy pikë më pak në vendin e dytë i ka Bosnjë-Hercegovina.