Thursday / November 5 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Buxheti Lajmet Kryesore Nga Vendi

Buxheti 2027, ulet pesha e shpenzimeve për mbrojtjen sociale, rritet ajo për mbrojtjen

Share Share Icon

Shpenzimet për mbrojtjen sociale (ku pjesa më e madhe e fondeve i takon pensioneve dhe ndihmës ekonomike) do të zënë një pjesë më të ulët në buxhetin e shtetit për vitin 2027, ndonëse mbeten zëri më i madh i shpenzimeve publike sipas funksioneve qeverisëse.

Sipas të dhënave të projektbuxhetit, pesha e mbrojtjes sociale në totalin e shpenzimeve buxhetore do të ulet në 26.2%  vitin që vjen nga 27.3% të shpenzimeve totale këtë vit, me një rënie prej 1.1 pikësh përqindjeje.

Mbrojtja sociale përfshin kryesisht shpenzimet për pensionet, ndihmën ekonomike dhe mbështetjen për kategoritë në nevojë. Megjithëse mbetet funksioni me peshën më të madhe në buxhet, financimi i saj do të zërë një pjesë relativisht më të vogël të shpenzimeve publike.

Rënia e peshës nuk nënkupton ulje të fondeve në vlerë absolute, por tregon se në shpërndarjen e buxhetit për vitin e ardhshëm mbrojtja sociale do të ketë një pjesë më të ulët krahasuar me vitin 2026.

Në të kundërt, shpenzimet për mbrojtjen dhe forcat e luftës do të rriten nga 4.8% e totalit të shpenzimeve buxhetore 2026 në 6.3% të totalit vitin që vjen, me një zgjerim prej 1.5 pikë përqindjeje. Në vitin 2027, financimi i ushtrisë do të zërë një pjesë më të madhe të buxhetit, në një kohë kur pesha e shpenzimeve për funksionet sociale do të ulet.

E njëjta prirje vërehet edhe në dy sektorë të tjerë të rëndësishëm për mirëqenien e popullsisë. Shpenzimet për shëndetësinë do të përbëjnë 8.8% të totalit në vitin 2027, nga 9.2% në vitin 2026, ndërsa ato për arsimin do të zbresin nga 8% në 7.5%.

Të marra së bashku, mbrojtja sociale, shëndetësia dhe arsimi do të përfaqësojnë 42.5% të shpenzimeve publike në vitin 2027, nga 44.5% në vitin 2026, ose 2 pikë përqindjeje më pak.

Peshë më të ulët në buxhet do të kenë edhe çështjet ekonomike, nga 9.4% në 8.4%, shërbimet e përgjithshme publike, nga 7.7% në 7.1%, dhe rendi e siguria publike, nga 6.3% në 5.8%.

Ndërkohë, shpenzimet e tjera të paklasifikuara do të rriten nga 21.9% në 24.5%, duke zënë pothuajse një të katërtën e buxhetit të vitit të ardhshëm.

Ekspertet janë të shqetësuar pasi nënvlerësimi i vazhdueshëm i arsimit, krijon probleme edhe në menaxhimin e aseteve. Psh qeveria po investon në ndërtimin ë hekurudhave dhe po tenton të çoje pajisje moderne në ushtri, por sakaq në të dy këto drejtime ka shumë mangësi në burime njerëzore. Burime nga Ministria e mbrojtjes pohuan se disa pajisje në sektorin e artilerisë nuk mund të përdoren nga stafet aktuale.

Tani ushtria me shumë se përgatitje fizike kërkon inxhinierë dhe punonjës teknologjie pasi pajisjet e reja komandohen nga software. Ndërsa po synohet ndërtimi i linjave moderne hekurudhore, ka nevoja emergjentë për stafe që menaxhojnë sistemet moderne, të cilat i mungojnë tërësisht vendit.

Investimet në infrastruktura, për të cilat nuk aftësi menaxhuese të rrezikojnë të amortizohen nga mungesa e njohurive. Kjo vlen në të gjitha fushat. Qeveritë shqiptare në të gjithë periudhën e tranzicionit kanë investuar shumë më pak në arsim së Rajoni dhe BE, duke krijuar kështu një hendek arsimor të forcës së punës dhe nevojave që ka vendi./ B.Hoxha

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

KE vlerëson progresin e mirë të Shqipërisë në Kapitullin 29 – Bashkimi Doganor

Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2026 vlerëson se vendi ka arritur një nivel të mirë përgatitjeje dhe ka shënuar progres të m...

12 hours më parë 2 Min Lexim

Nga privilegjet e investitorëve strategjikë te pastrimi i parave, shqetësimet e BE-së për Shqipërinë

Privilegjet për investitorët strategjikë, shmangia e procedurave standarde të prokurimit në ndërtimin e porteve turistike, konkurrenca e kufizuar n...

15 hours më parë 9 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!