E enjte, 5 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 12 orë më parë
Vendi

Shpërthimi i bombulës së gazit në Elbasan, thellohet bilanci i viktimave, gjendet i pajetë edhe 69-vjeçari

Thellohet bilanci tragjik i shpërthimit të fuqishëm që tronditi qytetin e Elbasanit mesditën e së mërkurës. Pas më shumë se 17 orësh kërkimesh të pandërprera, është gjetur i pajetë nën rrënojat e pallatit 69-vjeçari Hamit Ibra, i cili rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit.

Më herët, si pasojë e shpërthimit, humbi jetën edhe 82-vjeçarja Hatixhe Berisha.

Menjëherë pas shpërthimit, në pallatin e dëmtuar rëndë u angazhuan shërbimet zjarrfikëse, strukturat e emergjencave civile dhe Policia e Shtetit. Për shkak të kompleksitetit të situatës dhe rrezikshmërisë së lartë që paraqiste godina, në ndihmë të ekipeve vendore mbërritën edhe Forcat e Armatosura.

Ndërkohë, banorët që pësuan asfiksi të lehtë morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe, pas trajtimit, u rikthyen pranë familjarëve të tyre.

Reklamë

Sipas informacionit të bërë publik nga strukturat zjarrfikëse, 82-vjeçarja Hatixhe Berisha humbi jetën si pasojë e drejtpërdrejtë e shpërthimit dhe jo nga flakët e zjarrit.

Shpërthimi i fuqishëm shkaktoi shkatërrime të konsiderueshme në apartamentin ku ndodhi ngjarja, si dhe dëmtime të rënda në mure, shkallë dhe pjesë të tjera të strukturës së ndërtesës.

Ndërkohë, pritet që autoritetet të vijojnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta të shpërthimit, si dhe për të vlerësuar shkallën e dëmtimeve strukturore të pallatit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.