Philadelphia korri sot fitoren e pestë radhazi, duke mundur 112-106 Detroit jashtë fushe dhe merr kryesimin e renditjes në Lindje. Jaylen Brown me 30 pikë e Joel Embiid me 26 pikë bënë diferencën në fushë. Skuadra e Boston, falë 49 pikë të dyshes George-White, mundu 109-102 Milwaukee.
Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Lakers mundi 116-103 Sacramento, tjetër ndeshje ku Luka Doncic shkëlqeu në fushë, autor i 40 pikëve. Pas kohës shtesë fiton Miami, që mundi 117-116 Clippers në fushën e këtij të fundit. Adebayo me 35 pikë e Thompson me 30 u dalluan për Miami.
Nuk zhgënjen skuadra e Oklahoma, që mundi 124-116 Cleveland, ndeshje spektakolare për Alexander Shai, autor i 42 pikëve. Kampionët e New York bëjnë detyrën ndaj Chicago, duke fituar 135-105 (Brunson 33 pikë), ndërsa San Antonio fitoi në frymën e fundit 112-111 ndaj Dallas (Wembanyama 52 pikë e 24 rebound).
NBA-Rezultatet e sotme
Detroit – Philadelphia, 106-112
Washington – Atlanta, 105-120
Boston – Milwaukee, 109-102
Brooklyn – Charlotte, 114-104
New York – Chicago, 135-105
Memphis – Indiana, 103-107
New Orleans – Utah Jazz, 120-113
Oklahoma – Cleveland, 124-116
Houston – Minnesota, 107-117
Denver – Toronto, 128-109
Phoenix – Portland, 119-132
San Antonio – Dallas, 112-111
Sacramento – Lakers, 103-116
Clippers – Miami, 116-117







