Aktualitet

Shpërthimi te pallati në Elbasan, gjendet viktima e dytë!

Hamit Ibro është viktima e dytë e shpërthimit të fuqishëm në një pallat pesë katësh në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan. Trupi i pajetë i 69-vjeçarit u gjet nën rrënojat e godinës.

Pasi rezultoi i zhdukur, për orë të tëra, ekipet e emergjencës vijuan kërkimet për ta gjetur në rrënoja. Ngjarja e rëndë u shënua dje, kur rreth orës 14:00, apartamenti i 69-vjeçarit u përfshi nga flakët. Dyshohet si pasojë e bombolës së gazit.

Flakët u përhapën në të tjera kate, çka bëri që fëmijë, të rritur e të moshuar të evakuoheshin menjëherë.

Fatkeqësisht, 82-vjeçarja Hatixhe Berisha nuk arriti të dilte nga godina që u përpi nga zjarri dhe u nxor e pajetë.

10 të lënduar, mes tyre një fëmijë, u transportuan për mjekim në Spitalin e Elbasanit pasi shfaqën probleme për shkak të tymit.

Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja:

Pritet që në terren të mbërrijnë edhe strukturat e Institutit të Ndërtimit për të verifikuar gjendjen e strukturës së pallatit në tërësi. Sipas vlerësimeve paraprake të inxhinierëve, njëri prej sektorëve është bërë i pabanueshëm, por problematika strukturore janë konstatuar edhe në pjesën tjetër të pallatit.

Pallati 5 katësh është ndërtuar në vitet ’70-’80. Aty banon 15 familje, 3 prej tyre në emigracion.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.