I ftohti përfshin vendin, ja si pritet të ndryshojë moti gjatë orëve në vijim
Një masë e ftohtë ajrore me origjinë verilindore do të ndikojë në kushtet atmosferike në vendin tonë, duke sjellë mot të kthjellët dhe mjaft të ftohtë gjatë orëve të paradites.
Me afrimin e pasdites dhe në vijim, pritet shtim i vranësirave dhe i lagështirës në ajër, duke bërë që zonat juglindore të rrezikohen nga reshje të pakta shiu dhe dëbore.
Të njëjtat kushte meteorologjike do të vijojnë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat maksimale, duke u luhatur nga 1°C, vlera më e ulët e regjistruar në Bulqizë, deri në 22°C, vlera më e lartë e parashikuar në Durrës dhe Fier.
Era do të fryjë me shpejtësi mbi mesataren, duke arritur deri në 45 km/h dhe do të jetë kryesisht nga drejtimi verilindor. Për pasojë, në brigjet detare pritet të krijohet dallgëzim i forcës 2 ballë.




