Skena të turpshme në Brazil, 53 të përjashtuar me kartonë të kuq nga një ndeshje. Rekord i ri botëror

5 Nëntor 2026
8:29
Alfred Lleshi
back button

Futbolli brazilian ka regjistruar një nga episodet më të pabesueshme dhe të shëmtuara të historisë së tij. Një përleshje masive në gjysmëfinalen e kampionatit të të rinjve (U-20), mes Uberlandia dhe Mamoré, përfundoi me 53 persona të ndëshkuar me kartonë të kuq, duke përfshirë futbollistë, trajnerë, pjesëtarë të stafeve teknike dhe drejtues të dy klubeve.

Ndeshja, e zhvilluar në stadiumin “Parque do Sabiá”, në qytetin Uberlândia, për llogari të Divizionit të Dytë të kampionatit të shtetit Minas Gerais, përfundoi me fitoren 3-1 të Mamoré, por rezultati sportiv mbeti krejtësisht në hije për shkak të skenave të dhunës.

Takimi ishte karakterizuar nga tensioni dhe nervozizmi që në pjesën e parë. Madje, arbitri Fernando Patrick kishte nxjerrë më herët kartonë të kuq për disa futbollistë.

𝟓𝟏 𝐏𝐄𝐎𝐏𝐋𝐄 𝐒𝐄𝐍𝐓 𝐎𝐅𝐅 𝐈𝐍 𝐎𝐍𝐄 𝐌𝐀𝐓𝐂𝐇 🟥🤯 A massive brawl broke out during the U20 clash between Uberlândia and Mamoré, resulting in 𝟰𝟯 players and 𝟴 coaching staff members being sent

Situata doli jashtë kontrollit në minutat shtesë të pjesës së dytë. Në minutën e 54-t, Mamoré shënoi golin e tretë, duke vulosur fitoren 3-1. Gjatë festimit, futbollisti Davi Bittencourt bëri gjeste provokuese në drejtim të pankinës kundërshtare dhe shoqëroi festën me fyerje.

Reagimi i lojtarëve të Uberlandias ishte i menjëhershëm. Situata u përshkallëzua brenda pak sekondash, duke u shndërruar në një përleshje masive. Në konflikt u përfshinë futbollistë, pjesëtarë të stafeve teknike dhe drejtues të të dyja skuadrave. Pamjet e publikuara treguan grushte, shkelma dhe goditje të ndërsjella, ndërsa në kaos u përfshinë edhe persona të tjerë pranë fushës.

Për shkak të përmasave të incidentit, arbitri nuk mundi t’u tregonte fizikisht kartonin e kuq të gjithë të përfshirëve, por i regjistroi përjashtimet në raportin zyrtar të ndeshjes.

Bilanci ishte i jashtëzakonshëm: 53 të përjashtuar gjithsej, konkretisht: 43 futbollistë; 8 pjesëtarë të stafeve teknike; 2 drejtues klubesh.

Trận đấu 51 thẻ đỏ ở Brazil - Báo VnExpress Thể thao

Nga raporti i arbitrit rezulton se 24 të përjashtuar i përkisnin Uberlandias dhe 29 Mamoré. Plot 50 prej përjashtimeve erdhën si pasojë e përleshjes masive në fundin e takimit.

Por incidentet nuk u kufizuan vetëm te dhuna mes futbollistëve. Arbitri raportoi edhe kërcënime ndaj tij nga persona të lidhur me klubin vendas. Për situatën u angazhua edhe policia, ndërsa në stadium u konstatuan dëmtime të ambienteve dhe pajisjeve.

Ky episod vendos një standard të ri për numrin e personave të përjashtuar në një ndeshje të vetme. Rekordi i mëparshëm ishte 36 kartonë të kuq, të dhënë në një takim të kategorisë së pestë të futbollit argjentinas, mes Atlético Claypole dhe Victoriano Arenas, më 27 shkurt 2011. Në atë përballje, arbitri kishte përjashtuar 18 futbollistë nga secila skuadër, pas një përleshjeje masive.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit