E enjte, 5 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 12 orë më parë
Kronikë

Armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë, pistoletën do ta trafikonte

Një 49-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap duke transportuar një armë zjarri me motomjet në Rrugën e Elbasanit. I arrestuari, me precedentë të theksuar penalë për krime kundër jetës dhe armëmbajtje pa leje, dyshohet se kishte si qëllim trafikimin e armës.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Eksponenti” u bë arrestimi i shtetasit Eduart Dushku, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Motomjeti me të cilin ai po lëvizte u ndalua për kontroll në Rrugën e Elbasanit, ku gjatë verifikimeve u gjet një pistoletë me municion, të cilën dyshohet se 49-vjeçari do ta trafikonte.

Kontrollet vijuan edhe në banesën e tij, ku efektivët gjetën dhe sekuestruan një jelek antiplumb.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu arma e zjarrit me municion, motomjeti dhe telefoni celular i të arrestuarit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.