13-vjeçari i raportuar i zhdukur në Ferizaj gjendet pranë një qendre tregtare

Drejtoria Rajonale e Policisë ka bërë të ditur se është gjetur 13-vjeçari I.Q., i cili ishte raportuar i zhdukur më 01.11.2026.

I mituri ishte larguar nga strehimorja në fshatin Dardani të Ferizajt, ku qëndronte nën kujdesin e Qendrës për Punë Sociale.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit, pas punës së hetuesve rajonalë dhe bashkëpunimit me Qendrat për Punë Sociale në Ferizaj e Deçan, më 05.11.2026, rreth orës 00:15, disa qytetarë e panë të miturin pranë një qendre tregtare në Ferizaj dhe e dërguan në stacionin policor të qytetit.

Pas intervistimit nga hetuesit dhe përfaqësuesit e QPS-së, 13-vjeçari u vendos përkohësisht në një strehimore të sigurt, derisa institucionet kompetente të gjejnë një zgjidhje.


Shtuar më 5.11.2026 09:08

Tags: ,
Quantcast