Vedat Muriqi, heroi i Fenerbahçes ndaj Liverpoolit

5 Nëntor 2026 | 09:22

Fenerbahçe ka shënuar një fitore të madhe ndaj Liverpoolit, duke triumfuar 3:2 në një ndeshje dramatike të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, ku protagonist kryesor ishte sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Liverpooli kaloi dy herë në epërsi, fillimisht me Trey Nyonin në minutën e 25-të dhe më pas me Alexander Isakun në minutën e 69-të, por skuadra turke reagoi në të dyja rastet.

Mason Greenwood barazoi në pjesën e parë, pas një goditjeje të lirë që u devijua nga mbrojtja, ndërsa Archie Brown realizoi për 2:2 në minutën e 73-të, pas një gabimi të rëndë të mysafirëve.

Momenti vendimtar erdhi në minutën e 79-të, kur Vedat Muriqi, i inkuadruar në lojë në minutën e 63-të, shfrytëzoi një pasim të Archie Brown dhe nga afërsia mposhti Alissonin, duke kompletuar përmbysjen për 3:2.

Kjo fitore ka rëndësi të veçantë për Fenerbahçen, pasi i dha fund serisë prej dhjetë ndeshjesh pa fitore në Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër, Liverpooli pësoi humbjen e parë në këtë edicion, duke humbur kështu rekordin e qind për qindtë në garë.

Për më tepër, skuadra angleze vazhdon të mos fitojë në shtatë udhëtimet e saj ndaj klubeve turke në këtë kompeticion, me një barazim dhe gjashtë humbje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetet kërcënojnë me bojkot për shkak të rikthimit të Rusisë në garat e hokejit

Një numër gjithnjë e më i madh shtetesh po bëhen bashkë kundër një vendimi të një gjykate që i lejon Rusisë rikthimin në ngjarjet ndërkombëtare...
09:11 | 05/11/2026

Futbollisti i Kombëtares shqiptare i shënon gol Realit të Madridit (VIDEO)

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Stavro Pilo, po kalon një moment fantastik në UEFA Champions League, ku po vazhdon të lërë gjurmë me fanellën e AEK-ut...
20:39 | 04/11/2026

Vdekja e Jesus de Miguel trondit Spanjën, në diskutim pezullimi i ndeshjeve të La Liga-s

Vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesus de Miguel, ka tronditur futbollin spanjoll, ndërsa është hapur diskutimi për pezullimin e ndeshjeve të fundjavës në të dyja...
18:59 | 04/11/2026