Një oficer policie është ekzekutuar me armë zjarri brenda një banke në Argjentinë, ku kishte shkuar për të kryer disa veprime personale. Ngjarja e rëndë ndodhi të martën, më 3 nëntor, në një degë të bankës rurale “Banco Agrario”, në zonën El Difícil, në provincën Magdalena.
Viktima është identifikuar si Ángel de Jesús Arrieta Ruiz. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë regjistruar momentin e sulmit, ku shihet një person i veshur me bluzë të kuqe që hyn në ambientet e bankës. Pak sekonda më vonë, ai i afrohet efektivit, i cili ndodhej duke biseduar me një punonjës të bankës.
Pa paralajmërim, autori nxjerr armën dhe qëllon ndaj policit. Ky i fundit tenton të mbrohet, por nuk arrin t’i shpëtojë sulmit. Sipas raportimeve, efektivi mori dy plumba.
Në momentin e vrasjes, Arrieta Ruiz nuk ishte në shërbim dhe ndodhej me leje. Ai kishte gati 17 vite në radhët e Policisë Kombëtare dhe që prej 7 prillit 2026 shërbente në një komisariat të zonës.
Oficeri kishte marrë një leje tre-ditore, nga 2 deri më 4 nëntor, por u bë viktimë e atentatit gjatë qëndrimit të tij në bankë.
🚨 #MAGDALENA | Un subintendente de la Policía, identificado como Ángel de Jesús Arrieta Ruiz, fue asesinado durante un asalto al Banco Agrario de El Difícil, el martes 3 de noviembre.
El uniformado, quien se encontraba de civil y de permiso, recibió dos impactos de bala y falleció en el hospital local.Los responsables huyeron en una motocicleta.
Se desconocen los móviles exactos del ataque.
— ALEJO El Verseador 🇨🇴 (@El_verseador) November 4, 2026
