Një 57-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vaut të Dejës pas disa muajsh hetime për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Sipas Policisë, 57-vjeçari, banues në Shkodër, dyshohet se ka bashkëpunuar në kultivimin dhe prodhimin e 24 kilogramëve e 240 gramëve Cannabis Sativa, si dhe në kultivimin e 78 bimëve narkotike.
Lënda narkotike dhe bimët janë zbuluar dhe sekuestruar nga shërbimet e Policisë më 12 tetor 2026, në fshatin Vilë, në njësinë administrative Temal, në Vau i Dejës.
Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.














