Vau i Dejës/ 57-vjeçari në pranga për drogën, dyshohet i përfshirë në kultivimin e kanabisit
Një 57-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet si bashkëpunëtor në kultivimin dhe prodhimin e lëndëve narkotike në zonën e Temalit, në Vaun e Dejës.
Policia njofton se arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Vila”, i finalizuar pas disa muajsh hetime me metoda speciale, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës.
I arrestuari, me inicialet N. N., dyshohet se ka bashkëpunuar në kultivimin dhe prodhimin e 24 kilogramëve e 240 gramëve Cannabis Sativa, si dhe në kultivimin e 78 bimëve narkotike.
Sasia e lëndës narkotike dhe bimët u zbuluan dhe u sekuestruan nga shërbimet e Policisë më 12 tetor 2026, në fshatin Vilë, në njësinë administrative Temal.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Njoftimi i plotë:
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




