Aktivistet feministe takohen me kryeprokurorin për rastin e Arlinda Zekajt

Përfaqësuese të Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist po takohen me kryeprokurorin e shtetit, Zejnullah Gashi. Ato po kërkojnë që rasti i Arlinda Zekajt, si dhe rastet e tjera të vrasjes së grave, të trajtohen me urgjencë.

Takimi u realizua pas këmbënguljes së aktivisteve, të cilat kanë protestuar në Prishtinë për të kërkuar drejtësi për viktimat dhe llogaridhënie nga institucionet. Ato kërkojnë veprime konkrete nga institucionet e drejtësisë dhe përparësi për rastet e dhunës e të vrasjeve të grave.

Të lidhura

None found

Arlinda Zekaj u vra më 26 tetor në Vitomiricë të Pejës. I dyshuari për vrasjen është kunati i saj. Përpara se të vritej, ajo kishte denoncuar dhunë në familje dhe u kishte kërkuar mbrojtje institucioneve përgjegjëse.

Pas vrasjes, në kryeqytet u mbajtën protesta ku u kërkua të hetohen veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve që kishin trajtuar kërkesat e saj për mbrojtje.

Për këtë rast janë suspenduar 11 zyrtarë policorë. Sipas informacioneve të raportuara, masa janë marrë edhe ndaj kryeprokurores dhe prokurores së Pejës. Ndërkohë, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje.


Shtuar më 5.11.2026 09:52

Quantcast