Burri super me fat nga New Jersey fiton 847 milionë dollarë, por sa do të marrë pas taksave Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Pittsburghut në SHBA, ku një 42-vjeçar dyshohet se ka vrarë dy fëmijët e tij të mitur, duke i hedhur nga tarraca e një garazhi pesëkatësh, përpara se të hidhej edhe vetë në boshllëk.
Ngjarja ndodhi të martën pasdite në zonën e Mount Lebanon, një periferi e Pittsburghut. Babai, i identifikuar si Patrick Lynch, 42 vjeç, dhe dy fëmijët e tij, James, 8 vjeç, dhe Caroline, 6 vjeçe, u gjetën të pajetë jashtë një garazhi parkimi.
Sipas raportit mjeko-ligjor, të dy fëmijët pësuan lëndime të shumta si pasojë e rënies nga lartësia. Policia lokale bëri të ditur se, bazuar në informacionet paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një rast vrasjeje të ndjekur nga vetëvrasja.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar se çfarë e shtyu 42-vjeçarin të ndërmerrte këtë akt tragjik. Deri më tani nuk është bërë e ditur një arsye e qartë për atë që ndodhi.
Ndërkohë, mediat lokale kanë raportuar se Caroline, vajza 6-vjeçare, vuante nga sindroma Williams, një çrregullim i rrallë gjenetik që ishte diagnostikuar që në muajt e parë të jetës. Kjo sindromë mund të ndikojë në zhvillimin fizik dhe njohës, si dhe në sistemin kardiovaskular.
Sipas raportimeve që citojnë një intervistë të nënës së saj të dhënë në vitin 2025, e vogla kishte gjithashtu probleme me zemrën dhe mushkëritë.
Për momentin, autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse gjendja shëndetësore e vajzës kishte ndonjë lidhje me motivet e mundshme të ngjarjes.
Top Channel