Astronautët e NASA-s votuan nga hapësira për zgjedhjet në SHBA, ja si mbërrin vota në Tokë

5 Nëntor 2026 | 10:06

Edhe nga hapësira mund të ushtrohet e drejta e votës. Astronauti i NASA-s, Anil Menon, ka bërë të ditur se ai dhe kolegët e tij, Luke Delaney dhe Jessica Watkins, kanë votuar nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, përmes një sistemi elektronik të sigurt që mundëson dërgimin e fletëvotimeve drejt autoriteteve zgjedhore në Tokë.

Në një postim në rrjetin social X, Menon theksoi se votimi nga hapësira është plotësisht i mundur. Ai publikoi gjithashtu një video 29-sekondëshe, ku shfaq një afishe me mbishkrimin “Unë votova” dhe prezanton atë që e quan me humor “qendra e tij e votimit”, e cila në fakt është kabina e tij private në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

Astronauti shpjegoi se e kishte plotësuar fletëvotimin në kompjuterin e tij dhe më pas e kishte dërguar elektronikisht në Qarkun Harris të Teksasit, ku vota e tij u regjistrua zyrtarisht.

Ky qark është destinacioni zgjedhor për shumë astronautë amerikanë, pasi aty ndodhet Qendra Hapësinore Johnson e NASA-s, në Hjuston, e cila luan një rol kyç në menaxhimin e misioneve me astronautë.

Si mbërrin vota nga hapësira në Tokë?

Procesi mbështetet në infrastrukturën e komunikimit dhe navigimit hapësinor që NASA përdor për shkëmbimin e përditshëm të të dhënave me Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

Fillimisht, astronauti kërkon një fletëvotim në mungesë përmes formularit Federal Post Card Application, i cili përdoret edhe nga personeli ushtarak amerikan që shërben jashtë vendit.

Pasi plotësohet në hapësirë, fletëvotimi transmetohet përmes Sistemit Satelitor të Ndjekjes dhe Transmetimit të të Dhënave të NASA-s drejt një antene tokësore në objektin e agjencisë në White Sands, në New Mexico.

Më pas, të dhënat dërgohen në Kontrollin e Misionit në Qendrën Hapësinore Johnson, përpara se t’i përcillen zyrtarit përkatës zgjedhor në qarkun ku astronauti është i regjistruar.

NASA siguron se procedura përfshin masa të rrepta sigurie për të garantuar fshehtësinë dhe integritetin e votës. Fletëvotimi është i koduar dhe përmbajtja e tij mund të shihet vetëm nga astronauti dhe zyrtari i autorizuar zgjedhor.

Kështu, edhe pse ndodhen qindra kilometra larg Tokës, astronautët amerikanë mund të marrin pjesë në proceset demokratike, pa hequr dorë nga e drejta e tyre për të votuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Melania Trump pret sot përfaqësuesit e Rusisë dhe Ukrainës në Shtëpinë e Bardhë

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, pritet të presë të enjten në Shtëpinë e Bardhë përfaqësues nga Rusia dhe Ukraina, në kuadër...
09:52 | 05/11/2026

Anija e mbytur më e vjetër në botë, e gjetur në brigjet e Turqisë, hyn në Librin e Rekordeve Guinness

Anija e mbytur, afërsisht 4,700-vjeçare, e cila u zbulua gjatë gërmimeve nënujore pranë ishullit Kekova në provincën jugore turke të Antalyas, hyri në Librin e...
09:38 | 05/11/2026

Irani, tre anije të tjera në flakë në Ngushticën e Hormuzit

Irani tha të hënën se dy anije cisternë nafte dhe një rimorkiator kishin marrë flakë në Ngushticën e Hormuzit , një kalim detar strategjikisht i...
09:19 | 05/11/2026