E enjte, 5 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tiranë, 31 gjoba pas protestës së djeshme, procedohen penalisht dy persona

Policia e Tiranës ka vendosur 31 masa administrative ndaj protestuesve që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas policisë, gjobat janë vendosur pasi qytetarët nuk iu bindën thirrjeve të përsëritura të efektivëve për lirimin e rrugës dhe lejimin e qarkullimit të mjeteve.

Për secilin prej 31 personave është vendosur gjobë në vlerën 5 mijë lekë, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28 tetor 2026.

Ndërkohë, dy shtetas me inicialet D.G. dhe E.L. janë proceduar penalisht për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të policisë, pasi nuk kanë pranuar të paraqesin dokumentet e identifikimit.

Reklamë

Materialet procedurale për të dy rastet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.