Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet më 16 nëntor seanca për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla



Shtyhet për më 16 nëntor, ora 08:30, seanca në Gjykatën e Posaçme për kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për parashkrimin e dënimit me dy vite burg për fshehje pasurie.

Prokurorja e Posaçme pasi dëgjoi parashtrimet e avokati Sokol Hazizi kërkoi kohë për t’u njohur me materialet e referuara.

Për këtë arsye, gjykata vendosi të shtyjë shqyrtimin e kërkesës.