Përmet/ Rritet interesi për vaksinën e gripit, 1 mijë e 400 doza të kryera

Shëndet | 5 minuta më parë

Fushata e vaksinimit kundër gripit në qytetin e Përmetit po vijon me interes të shtuar nga qytetarët. Vëmendje të veçantë këtë vit kanë treguar personat që vuajnë nga sëmundje kronike, të cilët i janë drejtuar qendrave shëndetësore për të marrë vaksinën mbrojtëse.

“Ka interes nga popullata, sidomos nga grup popullata të cilët janë me sëmundje kronike, nga pensionistët. Momentalisht ne kemi arritur që të kryejmë rreth 1400 doza të vaksinës së gripit deri në ditën e sotme”, deklaroi Valbona Lipe, shefe e Shërbimit Shëndetësor.

Ndërgjegjësimi për vaksinimin dhe mbrojtjen e shëndetit po rritet nga viti në vit, veçanërisht te personat që bëjnë pjesë në grupet më të rrezikuara.

“Grupmoshat janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzana. Mësuesit janë personeli shëndetësor, personeli i forcave të rendit, pacientët me sëmundjet kronike që janë kategoritë që mund të preken, të themi nga virozat dhe sidomos te kategoria e pacientëve me sëmundje kronike, sepse komplikacionet e gripit janë goxha të rënda”, tha Lipe.

Vaksina e gripit luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e formave të rënda të sëmundjes dhe uljen e rrezikut për komplikacione, veçanërisht te personat me sëmundje kronike. Fushata e vaksinimit vijon me synimin për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe për të parandaluar komplikacionet që mund të shkaktojë gripi gjatë sezonit të dimrit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme