Bernie Sanders: Trump duhet të mbajë përgjegjësi pas humbjes në zgjedhje
Senatori amerikan Bernie Sanders ka deklaruar se presidenti Donald Trump duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e tij, pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesit të mandatit dhe marrjes së kontrollit të Kongresit.
Në një intervistë për emisionin “Newsnight” të BBC-së, Sanders u pyet nëse demokratët do të ndërmarrin hapa kundër Trumpit dhe familjarëve të tij. Senatori u përgjigj shkurt: “Sigurisht”.
Sanders, i cili është senator i pavarur, por bashkëpunon ngushtë me Partinë Demokratike, theksoi se pavarësisht rezultateve pozitive në zgjedhjet afatmesme, demokratët vazhdojnë të përballen me mungesë popullariteti në opinionin publik.
“ Nuk është ndonjë sekret i madh që Partia Demokratike sot nuk është shumë popullore”, u shpreh ai.
Senatori ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi ofertën politike të demokratëve dhe mesazhin që ata përcjellin për qytetarët.
“Çfarë po ofrojnë demokratët? Dua të them, më tregoni ju, dhe unë jam anëtar i grupit parlamentar”, deklaroi Sanders për BBC Newsnight.
Deklaratat e tij vijnë në një moment kur demokratët pritet të kenë një rol më të madh në mbikëqyrjen e administratës Trump përmes kontrollit të Kongresit.
Lufta SHBA-Iran, a do të zgjasë rënia e çmimeve të naftës?
Astronautët e NASA-s votuan nga hapësira për zgjedhjet në SHBA, ja si mbërrin vota në Tokë
Melania Trump pret sot përfaqësuesit e Rusisë dhe Ukrainës në Shtëpinë e Bardhë
- 10:20 Shefi italian i kuzhinës pushohet nga puna pasi refuzoi të vendoste ananas në picë
- 10:19 Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, Policia vendos 31 gjoba dhe procedon penalisht dy persona
- 10:11 Lufta SHBA-Iran, a do të zgjasë rënia e çmimeve të naftës?
- 10:08 Çitaku: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së i papranueshëm, kërkojmë drejtësi, jo privilegje
- 10:06 Astronautët e NASA-s votuan nga hapësira për zgjedhjet në SHBA, ja si mbërrin vota në Tokë
- 10:00 Fluturimi Dublin-Romë devijohet në bazën ajrore franceze pas një alarmi për bombë në bord