Gjashtë vjet nga shkuarja në Hagë e ish-krerëve të UÇK-së, Çitaku: Nuk do t’i lëmë vetëm, po punojmë për plotësimin e Ligjit për Specialen

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar në gjashtëvjetorin e shkuarjes në Hagë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Çitaku e ka cilësuar të padrejtë aktgjykimin e shkallës së parë, me të cilin katër ish-krerët e UÇK-së janë dënuar me gjithsej 81 vjet burgim.

Ajo ka thënë se ky vendim është i papranueshëm dhe, sipas saj, bie ndesh me provat, standardet e një gjykimi të drejtë dhe të vërtetën historike të luftës së UÇK-së.

Çitaku ka deklaruar se në këtë proces, sipas saj, nuk janë vënë në pikëpyetje vetëm katër ish-krerët, por edhe historia e UÇK-së dhe rruga e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Aktgjykimi i shkallës së parë, me gjithsej 81 vjet burgim, është për ta thellësisht i padrejtë, ndërsa për ne krejtësisht i papranueshëm. E kundërshtojmë fuqishëm, sepse bie ndesh me provat, me standardet e një gjykimi të drejtë dhe me të vërtetën historike të luftës sonë çlirimtare. Në këtë proces nuk janë vënë në pikëpyetje vetëm katër çlirimtarë. Është vënë në pikëpyetje vetë historia e UÇK-së dhe rruga e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë. Por historia jonë nuk fillon në sallat e gjyqit në Hagë. Dhe nuk mund të rishkruhet nga një aktgjykim!”, ka shkruar Çitaku.

Tutje, Çitaku ka bërë thirrje për angazhim të përbashkët shtetëror, përtej dallimeve partiake, për hartimin e një strategjie shtetërore për procesin e apelit, forcimin e mbrojtjes juridike dhe intensifikimin e angazhimit diplomatik.

Po ashtu, ka bërë të ditur se po punohet për plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, me synimin e krijimit të një mbështetjeje më të plotë juridike për ish-krerët e UÇK-së.

“Angazhimi i përbashkët shtetëror, përtej dallimeve partiake, për hartimin e Strategjisë Shtetërore për procesin e apelit, forcimin e mbrojtjes juridike, sigurimin e mbështetjes së nevojshme financiare dhe intensifikimin e angazhimit diplomatik, është në funksion të kësaj mbrojtjeje. Paralelisht, po punojmë për plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, për të krijuar një mbështetje më të plotë dhe më të qëndrueshme juridike për çlirimtarët tanë. Nuk kërkojmë privilegje. Kërkojmë drejtësi! Dhe nuk do të lejojmë që një aktgjykim ta shtrembërojë historinë e një populli që luftoi për liri. Sepse Republika që lindi nga sakrifica e çlirimtarëve të saj, sot ka detyrimin të qëndrojë pranë tyre. Çlirimtarë, ju mbahuni të fortë! Ne nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm!”, ka shkruar Çitaku.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika