Elton Qyno - Syri.net
Qarku i Dibrës është tronditur ditën e ndjeshme me 3 ngjarje të rënda, ku mbetën të vdekur me armë zjarri Urim Kurti dhe Elson Lala, ndërsa vijon të luftojë me plagët e rënda të djegies nga zjarri, një 89-vjeçar Adem Mara.
Për këtë ngjarje gazetari Elton Qyno ka mësuar detaje të reja që lidhen me dëshminë e vajzës së 89-vjeçarit, shtetases së arrestuar Majlinda Mara.
Gjatë marjes në pyetje kjo e fundit ka pranuar në polici se është autore e krimit të rëndë, duke treguar dhe dinamikën e krimit që sipas saj si motiv kanë qënë grindjen e vazhdueshme me babain e saj.
E arrestuara Majlinda Mara ka treguar në policinë e Burrelit se ka pritur derisa babai i saj të shtrihet për të fjetur. Ai është shtrirë në krevat dhe e ka zënë gjumi.
Në këtë moment siç tregon Majlinda Mara, ajo ka marë benzinën që e mbanin në shtëpi për motorin dhe paisjet e tjera dhe me të e ka spërkatur babain teksa ai po flinte.
Më pas ia ka vënë zjarrin dhe ka dalë jashtë nga dhoma. Për shkak të flakëve, 89-vjeçari Adem Mara, ka pësuar djegia të rënda në trup dhe ndodhet në gjëndje kritike në spital.
Rasti i rëndë është raportuar në policinë e Burrelit nga komshinjtë të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë. Për këtë ngjarje të rëndë policia kriminale e Burrelit ka nisur hetimet duke ndaluar vajzën 43-vjeçare të personit të dëmtuar, Adem Mara.
Deri në këtë fazë të hetimit ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e sakta se përse vajza Majlinda Mara lyeu me benzinë dhe më pas i vuri flakën babait të saj, 89-vjeçar.
Ndaj Majlinda Marës tashmë është ngritur akuza e “Vrasjes për shkaqe të marrëdhënies familjare” të mbetur në tentativë.
Aktualisht hetimet janë duke u ndjekur nga prokuroria e Dibrës, ku pritet që në ditët në vijim Majlinda Mara të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë “Arrest në burg” që do kërkojë prokurori.
© SYRI.net