Ka shkuar në dy numri i viktimave nga shpërthimi i fuqishëm që trondit një pallat në lagjen Qemal Stafa në qytetin e Elbasanit pasditen e së mërkurës. Pas 83-vjeçares Hatixhe Berisha, forcat xheniere gjetën në rrënoja pas mesnate edhe trupin e pajetë të 69 vjeçarit, Hamit Ibro. Nga shpërthimi 10 persona të tjerë janë plagosur me plagë të shkaktuara në shëmbja e inerteve dhe djegie. Të plagosurit u dërguan drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Shpërthimi ishte aq I fuqishëm, sa tre kate të pallatit u bashkuan në një, ndërsa një apartament tjetër u përfshi dhe nga flakët. E gjithë godina u shpall e pabanueshme, ndërsa autoritetet thanë se morën masa për strehimin e banorëve.