Autoritetet serbe ndaluan të mërkurën nëntë oficerë policie në detyrë dhe një ish-oficer nën dyshimin se kanë përdorur forcë të tepruar ndaj personave të ndaluar gjatë protestave kundër korrupsionit vitin e kaluar në Beograd, njoftoi Ministria e Brendshme serbe. Në një deklaratë, ministria bëri të ditur se të dyshuarit, të cilët shërbenin në një njësi elitare, torturuan dhe kërcënuan disa persona të ndaluar në garazhin e kompleksit qeveritar në qendër të Beogradit në datat 14-15 gusht 2025.