Revolta e studentëve, Dogjani: Ne protestojmë se jemi përballë një diktature...

10:23, 05/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ të Syri Tv ka qenë Studenti, Llani Dogjani protestues dhe aktivist në revoltën që po zhvillon rinia studentore kundër qeverisë së Edi Ramës.

Flavio Qarri: Nga këndvështrimi i studentëve, çfarë po ndodh. Si po kthehen ata nëpër fakultete. Neper auditorë. A është një thyerje. A është një thyerje,  është një kompromis. Çfarë është?

Llani Dogjani: Një gjë interesantë që kam parë këto ditët e fundit është se, ka pasur edhe patjëtër presione, kërcënime, për të shkuar prapë për të bërë mësim. Ne kemi pasur mesazhe që na kanë ardhur nga disa studentë në universitete të ndryshme që na kanë thënë që gjatë protestës, ju lutem a mund të kaloni nga ku universiteti ynë që të vijmë ta bëjmë edhe ne bojkotin sepse kështu siç po shkon nuk po na lënë. Këmi patur mesazhe të tilla.

Dhe nga çfarë po kuptoj unë, pjesa e madhe e studentëve e kanë dëshirën në zemër për ta vazhduar bojkotin. Patjetër që i përgëzoj dhe të gjithë pedagogët, të gjithë studentët që e kanë marrë këtë vendim që nuk është ndonjë vendim i vështirë. Por në një farë mënyre në jemi të detyruar për të marrë këtë lloj vendimi për shkak se jemi përballë një diktaturë. E kemi para me sytë tanë. Edhe kur dalim në një mënyrë paqësore për të protestuar, shteti është kthyer në një vegël, në një shkop gome.

Flavio Qarri: A mund të ketë përplasje mes studentëve?

Llani Dogjani: Ore, ekzistojnë edhe studentët patronazhistë. Unë jam tek Fakulteti i Drejtësisë dhe ka shumë petale të Partisë Socialiste aty dhe patjetër që do të kundërshtojnë ato, sepse kanë përfitimet e veta dhe preken kur dalin njerëzit në protestë kundër një pushteti të kalbur. Por që shumica për mendimin tim janë të ndërgjegjësuar, e dinë se çfarë po ndodh në Shqipëri. Çfarë kushtesh kemi ne si studentë. Dhe nëse e mendojnë thellë e thëllë çdo student...ore një pjesë e madhe e studentëve duan të ikin nga Shqipëria kur të mbarojnë studimet. Ose pa i mbaruar fare, duan të ikin nga vendi. Dhe nëse është kështu muhabeti dhe këta studentë nuk vlerësohen në një mënyrë normale, sistem meritokracie. Atëherë patjetër që do të dalin dhe do ta bojkotojnë. Nëse ky sistem arsimor që kemi këtu nuk është me ndonjë vlerë të madhe për shkak të shumë gjërave, nepotizëm, korrupsion, patjetër që do të dalin dhe do ta bojkotojnë sepse nuk kanë ndonjë përfitim të madh duke shkuar aty ne leksion. Si mund të shkosh të mësosh në leksion teorinë e drejtësisë dhe kur del ne proteste e shikon që ajo nuk ekziston. Studentët duhet ta vijojnë këtë protestë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco