Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ku në orën 10:00 është planifikuar zhvillimi i seancës gjyqësore në çështjen ku ajo dhe Ilir Meta janë të pandehur.
Sipas gazetares Anila Hoxha, në GJKKO do të zhvillohet seanca e themelit, në kuadër të procesit gjyqësor ndaj Kryemadhit dhe Metës.

