Mijëra protestues pritet të marshojnë në qytetet franceze, ndërsa punonjësit e sektorit publik do të zhvillojnë një grevë të përgjithshme kundër rritjes së kostos së jetesës, kushteve në arsim dhe problemeve në shërbimet publike.
Protestat përbëjnë një tjetër sfidë për Presidentin Emmanuel Macron, pas javësh trazirash që kanë tronditur qeverinë e tij. Mobilizimi është organizuar nga sindikatat dhe mbështetet edhe nga grupet studentore.
Autoritetet franceze kanë angazhuar rreth 70 mijë policë për të garantuar sigurinë, ndërsa pritet që 500 mijë deri në 700 mijë persona të marrin pjesë në demonstrata jashtë Parisit.
Greva pritet të shkaktojë ndërprerje në shkolla, transportin publik dhe shërbimet hekurudhore. Edhe sektori energjetik është prekur, me prodhimin bërthamor që ka shënuar rënie prej 2.4 gigavatësh.
Studentët pritet t’u bashkohen protestave, duke ngritur shqetësimet për kushtet në shkolla dhe pasigurinë për të ardhmen e tyre.