U gjet i djegur plotësisht nën rrënojat e pallatit, zbulohet FOTO e viktimës së dytë në Elbasan

U gjet i djegur plotësisht nën rrënojat e pallatit, zbulohet FOTO e viktimës së dytë në Elbasan

10:48, 05/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tragjedia e zjarrit në pallatin në Elbasan ka marrë jetën e dy personave.

Pas 82-vjeçares Hatixhe Berisha, nën rrënojat e pallatit është gjetur edhe trupi i pajetë i 69-vjeçarit Hamit Ibro.

69-vjeçari u gjet rreth orës 01:30 të mëngjesit, i djegur plotësisht nën rrënojat e pallatit.

Ndërkohë, pas identifikimit të viktimës së dytë, SYRI ka siguruar edhe fotografinë e të ndjerit.

Përveç dy viktimave, pranë Spitalit Rajonal të Elbasanit janë paraqitur edhe 10 persona, mes tyre fëmijë, të cilët kanë shfaqur probleme me asfiksimin për shkak të tymit të dendur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco